Dr. Lulzime Qoku

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka qenë dhe është një forcë e pandalshme për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për mbrojtjen e dinjitetit të tyre në Maqedoninë e Veriut, e cila ka për qëllim të jetë një motor i ndryshimit për popullin shqiptar, duke siguruar që të drejtat e shqiptarëve të respektohen dhe të mbrohen në çdo fushë të jetës. Ky angazhim për të drejtat juridike dhe kushtetuese është thelbësor për politikën e partisë që ka në qendër të saj njohjen dhe promovimin e vlerave të shqiptarëve, e cila angazhohet për një shtet të fortë që është i hapur dhe mbështetës për qytetarët e tij dhe nga ana tjetër, ajo është e angazhuar për t’i dhënë shqiptarëve mundësi për një jetë dinjitoze dhe të barabartë. ASH angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve si bashkësi e dytë që ka dhënë një kontribut të çmuar për këtë shtet. Ne kërkojmë një trajtim të barabartë dhe një sistem ligjor që mbështet çdo qytetar pa dallim. ASH është një forcë që nuk heq dorë nga misioni i saj. Ne jemi të vendosur që të ndërtojmë një të ardhme ku shqiptarët do të jetojnë me dinjitet, mbështesin njëri–tjetrin dhe do të vazhdojë të jetë një udhëheqëse e fuqishme për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, duke përfshirë të drejtat gjuhësore si një element thelbësor të dinjitetit kombëtar dhe është e angazhuar që t’i jep rëndësinë që meriton.