Angelina Jolie u shfaq në çmimet e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Palm Springs, ku tregoi imazhin e saj të ri pas divorcit nga Brad Pitt.

Në tapetin e kuq, Angelina shkëlqeu me një model flokësh të ri, duke zgjedhur balluke. Kjo ishte paraqitja e parë e Anxhelinës në një event publik që nga përfundimi i divorcit të saj nga Brad Pitt.

Për këtë rast, Angelina ka zgjedhur një fustan të zi dhe taka të së njëjtës ngjyrë, ndërsa vajza e saj, Zahara Jolie-Pitt ka veshur një kreacion elegant të bardhë.


Foto: Reuters
Divorci mes Angelina dhe Brad zgjati më shumë se tetë vjet. Në shtator 2016, Angelina bëri kërkesë për divorc, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsyen e përfundimit të martesës së tyre. Lëvizja shënoi fundin e lidhjes së tyre dhjetëvjeçare, e cila ishte plot ulje-ngritje.

Pas tetë vitesh nga fillimi i procedurave të divorcit, Angelina tani ndihet e lehtësuar që më në fund ky proces i vështirë është prapa saj.


Foto: Reuters
Sipas avokatit të saj, James Simon, Angelina i ka kushtuar shumë kohë gjetjes së paqes dhe rimëkëmbjes për familjen e saj dhe tani ajo mund të fokusohet në një fazë të re të jetës së saj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume