Lajmet për anulimin e fluturimeve nga aeroporti i Shkupit, kanë nxitur reagimin e ish-kryeministrit të vendit, Nikolla Gruevski.

Ai kujton një investim që siç thotë ai ka qenë projekt i përfunduar për ndërtimin e një aeroporti të ri, mirëpo që Zoran Zaev e ka anuluar.

Gruevski thotë se në këto rrethana, në vend që të përfitojë Maqedonia, po përfitojnë Kosova dhe Bullgaria.

Reagimi i plotë:

Në vend të Sofjes dhe Prishtinës, aeroplanët që sot për shkak të mjegullës nuk mundën të uleshin në Shkup do të mund të zbrisnin në aeroportin ndërmjet Shën Nikollës dhe Shtipit.
Fatkeqësisht, Zaev për përfitime personale braktisi një projekt të përfunduar, me marrëdhënie të zgjidhura pronësore dhe juridike në tokën ku do të ndërtohej aeroporti, të cilin buxheti e pagoi me paratë e popullit dhe për arsye fitimprurëse ia dhanë të njëjtën tokë një nga miqtë e tyre për të përdorur për vete për instalimin e paneleve diellore. Në një marrëveshje investimi të firmosur tashmë me koncesionarin TAV, që do të thotë se nuk do të kishte kosto buxhetore për aeroportin e ri, i cili pas vitit 2028, me investime shtesë nga koncesionari i ardhshëm mund të shndërrohet nga një aeroport mallrash në një aeroport të ri kryesor për 30 minuta me makinë nga Shkupi, në një vend ku nuk ka mjegull.
Shkelja e një marrëveshjeje të tillë është vepër penale, sepse dispozitat që janë pjesë e kushteve të tenderit të një thirrjeje publike të publikuar ndërkombëtarisht nuk mund të ndryshohen me aneks të marrëveshjes, por prokuroria vendosi të heshtë, dhe ende hesht.
Nga vendimi për anulim, ndër të tjera, përfitojnë drejtpërdrejt Bullgaria, Kosova dhe vendet e tjera përreth.