Inspektorati Shtetëror i Punës, pas parashtresës nga ministri i Administratës Publike Goran Minçev, e ka anuluar shpalljen për punësim në Ndërmarrjen Komunale “Pisha” nga Likova, dhe punëdhënësi është njoftuar për duhet të eliminohen parregullsitë.

Ministri Minçev sot e përshëndeti reagimin e shpejtë dhe profesional të Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP), i cili pas një ankese konstatoi se shpallja për punësim në Ndërmarrjen Komunale “Pisha” nga Likova është publikuar në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

“Inspektorati Shtetëror i Punës ka informuar se më 8 janar të vitit 2025, pas një parashtrese të pranuar, në Ndërmarrjen Publike “Pisha” është kryer një inspektim i jashtëzakonshëm, gjatë të cilit është vërtetuar se shpallja për punësimin e katër personave nuk i ka përmbushur kushtet ligjore, në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Rregulloren për elementet e detyrueshme të shpalljeve publike. Si rezultat, shpallja është anuluar dhe punëdhënësi është njoftuar për nevojën për eliminimin e parregullsive”, theksohet në kumtesë.

Minçevi shpreh kënaqësi për masat e marra, të cilat sigurojnë respektimin e normave ligjore dhe garantojnë të drejtën për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Thekson se funksionimi i institucioneve është i mundur dhe se Ministria e Administratës Publike do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e sistemit të punësimit në sektorin publik, me synimin për të siguruar procese të drejta, transparente dhe profesionale.

“Ligji është i qartë – punësimi në sektorin publik duhet të bazohet në kualifikime, kompetenca dhe transparencë, jo në baza etnike apo të tjera diskriminuese. Qasja e këtillë e prish besimin në institucionet dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Vullneti politik për respektimin e ligjeve duhet të jetë parim themelor i çdo institucioni publik”, deklaroi ministri Minçev me rastin e dorëzimit të parashtresës.

Në kumtesë theksohet se Ministria e Administratës Publike, si bartëse e proceseve reformuese në sektorin publik, do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar institucione publike që do të bazohen në parimet e profesionalitetit dhe etikës.