Është tashmë e ditur se Arabia Saudite po kërkon transferimin e Vinicius Junior, por njësoj si Real Madridi, tashmë edhe Barcelona rrezikon të humbasë njërin prej lojtarëve të tyre kryesor.
Klubet nga Lindja e Mesme tashmë kanë 4 miliardë euro në dispozicion për transferime, dhe një pjesë e madhe nga kjo shumë pritet që të përdoret për të joshur emrat e mëdhenj të futbollit botëror.
Më herët gjatë kësaj jave, ishte raportuar se 350 milionë euro janë përgatitur për Vinicius Junior dhe një shifër pak a shumë e njëjtë mund të shkojë edhe në zyrat e Barcelonës.
Kjo pasi klubet arabe tashmë kanë shfaqur një interesim të fortë për transferimin e mesfushorit spanjoll, Pedri.
Sipas një raportimi nga gazeta katalanase Sport, zyrtarët e Superligës së Arabisë kanë biseduar me përfaqësuesit e Pedrit gjatë Superkupës së Spanjës e cila u mbajt në Jeddah, për ta shprehur interesimin e tyre për 22-vjeçarin.
Njësoj si me Vinicius, Arabia Saudite synon t’i ofrojë Pedrit një kontratë tejet luksoze, e cila përfshin garanci se ai do të bëhej ambasador për Kupën e Botës 2023, të cilën FIFA e ka konfirmuar se do të mbahet në Lindjen e Mesme.
Barcelona në anën tjetër nuk e ka në plan që ta zbresë klauzolën e lirimit të Pedrit prej 1 miliardë eurosh dhe duke marrë parasysh se nuk janë të gatshëm të pranojnë oferta, ndonëse në krizë të thellë financiare, klubet arabe duhet me patjetër ta paguajnë klauzolën nëse duan shërbimet e tij.