Më 31.12.2024, zyrtarët e policisë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup në fshatin Hasanbeg arrestuan dy persona: Xh.A. (29) nga fshati Hasanbeg dhe L.A. (33) nga Shkupi. Tek Xh.A., në një stendë të improvizuar, u gjetën 8,598 mjete piroteknike, ndërsa tek L.A. u gjetën 4,641 mjete piroteknike. Pas dokumentimit të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.