Arrestohen dy të rinj nga Treboshi, dyshohet se sulmuan një të ri nga Debërca duke i marrë celularin
Sot (06.01.2025) në ora 08:45 në fshatin Trebosh të Tetovës, zyrtarët policorë të NjP Grupçin kanë privuar nga liria personat F.M. (18) dhe V.S. (18), të dy nga fshati Trebosh. Ata dyshohen se më datë 05.01.2024 rreth orës 19:30 në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga fshati Dëbërc e Tetovës, pas së cilës i kanë marrë celularin. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës. TS