Me datë 27.01.2025 në ora 01.00 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë nga NJP Gallatë, kanë privuar nga liria personat E.R. (20), B.D. (21) dhe M.D. (22), të gjithë nga fshati Dobërdoll, pasi që gjatë kontrollit të ushtruar në veturën e tyre ,,Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit që drejtohej nga E.R., ndërsa dy të tjerët ishin pasagjerë, iu gjet dhe u konfiskua marihuanë dhe një armë ,,Glock” Ata janë ndaluar në stacion policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.TS