Me datë 08.01.2025 në ora 19:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.L. (32) nga Tetova. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe plumba të një arme zjarri të kalibrit 9 milimetra. Ai është mbajtë në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS