Me datë 07.01.2025 në ora 13:20 në rrugën ,,Todor Cipovski Merxhan” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Gj.S. (37) nga Tetova. Ai është raportuar nga vëllai i tij se një ditë më parë rreth orës 21.10 në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht atë dhe nënën e tyre. Gj.S. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS