Me datë 05.01.2025 në ora 15:00 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin T.M.(41) nga fshati Bërvenicë, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e pesë muaj për veprën penale të ,,rrezikimit të sigurisë” gjatë dhunës në familje nga neni 144 paragrafi 2 i Kodit Penal. Personi është dërguar në INKP-Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit. TS