Më 03.01.2025, në ora 15:50, zyrtarët policorë nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin A.J. (24) nga fshati Haraçinë e Shkupit, i cili me veturën e tij “Audi” me targa të Shkupit është përfshirë në një aksident trafiku në rrugën ,,Iliria” në afërsi të rrethrrotullimit në dalje nga qyteti. Përkatësisht, në vendin e aksidentit personit A.J. i janë bashkangjitur edhe dy shokë të tij dhe së bashku kanë sulmuar fizikisht personin B.S. nga Tetova i cili ka qenë pjesëmarrës në të njëjtin aksident dhe më pas dy personat e panjohur me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. A.J. është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.