Me datë 06.01.2025 në ora 16:20, zyrtarë policorë nga NjP Çegran në rrugën “Sretko Krsteski” në Gostivar kanë ndaluar personin B.E. (50) nga Gostivari, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike me të bërtitura, sharje, sjellje të vrazhda dhe të pahijshme në vend publik. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.