MPB njofton se më 26.01.2025 rreth orës 22.30 në rr.„Karaorman“ në Manastir, nëpunësit policorë të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor – Seksioni i kërkimit në bashkëveprim me SPB Manastir, Departamentin e Policisë Kriminalistike e privuan nga liria M.K.(24) nga Shkupi.

Ai kërkohej me nëntë fletarrest qendrorë nga Institucionet Ndëshkuese – Korrektuese Burgu Idrizovë dhe Burgu Shkup dhe nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej 11 vjet e tre muaj.

Gjatë privimit i ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. M.K. ishte dorëzuar në Stacionin Policor Manastir për procedim të mëtejmë.