Arrestohet shtetasi i RMV-së në Itali! Nuk e respektoi vendimin e Gjykatës për të mos iu afruar gruas së tij…
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut 38-vjeçar është arrestuar pranë vendit të punës së ish-bashkëshortes së tij, pasi nuk ka respektuar ndalimin e Gjykatës për t’iu afruar gruas.
Burri që ka dhunuar në të kaluarën gruan e tij ka marrë masën e sigurimit nga Gjykata me ndalim për t’iu afruar gruas duke përdorur byzylykun elektronik.
Pas alarmit të marrë në qendrën operative të Policëve në Mantova, policia ka reaguar menjëherë dhe e ka gjetur shtetasin e RMV-së pranë vendit të punës së bashkëshortes së tij, dhe kështu është arrestuar dhe vendosur në mbajtje, pas së cilës është në dispozicion të organeve të drejtësisë.