Analisti politik Petar Arsovski ka komentuar së fundmi debatin mbi përfshirjen e gjuhës shqipe në licencat për kopshte, duke theksuar se, megjithëse nuk është jurist, sipas tij, nëse licencat për kopshte do të ishin të rregulluara në ligjin për përdorimin e gjuhëve, nuk do të kishte nevojë për një ligj të veçantë. Sipas tij, “frika e maqedonasve nga avancimi i gjuhës shqipe është pa baza të forta”

“Pavarësisht nga argumentet ligjore që mund të thonë se cilat mund të mos qëndrojnë. Logjika politike që kur shqiptarët i marrin maqedonasit diçka është e gabuar, dhe kjo çon në teza shtesë mes dy etnive, sepse për momentin zgjidhja thotë që të shtohet gjuha shqipe në licencat për kopshte, jo të fshihet gjuha maqedonase. . Pra, ajo frika e maqedonasve se kur shqiptarët të kenë një përdorim të avancuar të gjuhës sikur maqedonasit po humbasin diçka, kjo është ajo që na sjell në këtë seri lëvizjesh. Ky veprim në vetvete nuk mund të sjellë tensione të drejtpërdrejta etnike, por një në serinë e lëvizjeve që përkeqësojnë marrëdhëniet mes dy grupeve etnike, thotë analisti politik Petar Arsovski.

Për Arsovskin, ky debat është pjesë e një konteksti më të gjerë, ku çdo çështje mund të përdoret për qëllime politike.

“Gjatë kësaj periudhe, çdo çështje do të përdoret nga partitë për qëllime politike, kjo është punë e partive. Mendoj se është e nevojshme të shikohet një kontekst më i gjerë i gjendjes së përgjithshme në vend dhe se si do të funksionojë më tej jeta e përbashkët dhe bashkëjetesa ndërmjet grupeve etnike por edhe presidentit dhe qeverisë, thotë analisti politik Petar Arsovski.

Arsovski theksoi se partitë politike kanë interes të përdorin çështje të tilla për të përfituar, por është e nevojshme të shikohet më thellë se si këto lëvizje mund të ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm të vendit dhe marrëdhëniet etnike. /tvklan.mk/