Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos është i katërti në renditjen e Ligës së Kampionëve me 13 pikë nga gjashtë ndeshje dhe Atletiko ndodhet në vendin e 11-të, një pikë pas Leverkusenit.
Atletiko Madrid është skuadra e vetme që ka arritur në tre finale të Ligës së Kampionëve pa fituar trofeun.
LEXO EDHE:
Gati të rikthehet në fushë, Pogba: Kam propozime interesante, dua një klub që luan në Champions
Vendasit do të mirëpresin Bajer Leverkusen, i cili është në një seri prej 11 ndeshjesh fitoresh në të gjitha garat.
“Dua të jem i drejtpërdrejtë, qëllimi i klubit është të shkojë në finalen e këtij sezoni që mbahet në Mynih. E vërtetë se ndodhemi disi larg top 8, por gara nuk ka përfunduar. Unë e njoh shpirtin e këtij grupi dhe besojmë se mund t’ia dalim”, tha Simeone.