Skuadra e Barcelonës ka konfirmua se i është rikthyer rregullit të fair play financiar 1:1, pas plot katër viteve. Por pavarësisht kësaj, klubi katalanas ende nuk po mund të regjistrojë dyshen e futbollistëve, Dani Olmo dhe Pau Viktor.
Lajmi i mirë është se Barcelona tashmë do të mund të transferojë futbollistë cilësorë gjatë afatit kalimtar të janarit. Rregulli 1:1 në thelb nënkupton që secila euro që merr klubi për sa i përket transferimeve mund të përdoret edhe, pa asnjë kufizim, për të bërë një nënshkrim tjetër.
La Liga ka njoftuar klubin tashmë. Barcelona do të jetë në gjendje të bëjë nënshkrime këtë muaj pa asnjë kufizim nëse e ndjen të nevojshme të përmirësojë ekipin.