Policia ka arrestuar 4 persona nën dyshimin se janë pjesë e një organizate terroriste. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të dyshuarin e parë ekzistojnë dyshime se ka krijuar grup terroriste, në të cilën kanë marrë pjesë dhe kanë vepruar tre personat e tjerë të dyshuar.
“Qëllimi i pjesëtarëve të celulës terroriste ka qenë kryerja e aktit terrorist ndaj civilëve ose ndaj objekteve publike në territorin e RMV-së, me qëllim që të krijohet ndjenja e pasigurisë ose frikës tek qytetarët”. Celula është bazuar në ideologjinë e organizatës terroriste ISIS dhe për të arritur qëllimin e tij, i dyshuari i parë, ka formuar ka formuar disa grupe në rrjetin social Telegram, në të cilin ka shpërndarë material propagandues të blerë dhe përkthyer më parë nga ISIS dhe ka rekrutuar antarë të ri, është munduar të blejë armë zjarri, kurse ka blerë dhe udhëzime për prodhimin e mjeteve shpërthyese të improvizuara, të cilat më pas do t’I përdornin për kryerje të sulmit terrorist”, thuhet në njoftimin e MPB-së.