Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse 5:0 ndaj Hoffenheimit në shtëpi, në kuadër të javës së 17-të në Bundesligën e Gjermanisë.
Festivali i golave për vendasit nisi qysh në minutën e shtatë, kur shënoi Leroy Sane.
Guerrreiro dyfishoi epërsinë në minutën e 12-të pas asistit nga Harry Kane.
E sulmuesi anglez realizoi nga penalltia në miutën e 26-të për 3:0.
Sane shënoi golin e dytë personal sonte dhe të katërtin për bavarezët në minutën e 48-të të takimit.
E për 5:0 dhe epilogun përfundimtar u përkujdes Serge Gnabry që shënoi në minutën e 66-të.
Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Bayer Leverkusen.
Në anën tjetër, Hoffenheim bie në vendin e 15-të me 14 pikë të grumbulluara.