Sot mediat publikuan një sondazh të besueshëm që tregon se BDI ka pothuajse dyfish më shumë mbështetje sesa të gjitha partitë shqiptare të përzgjedhura nga VMRO- DPMNE për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë së bashku, theksojnë nga BDI.

“Ky sondazh dëshmon qartë se kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe se vullneti i popullit nuk mund të shkilet apo të injorohet.

Është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse vetëm përmes një mandati të ri mund të rikthehet besimi i qytetarëve dhe drejtësia demokratike”, thuhet në kumtesën e BDI-së.