Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar me ironi ndaj raportimeve për një ndalim të mundshëm të rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Interpretuesja e hitit “I’m A Mess” ka shpërndarë një video-selfie në llogarinë e saj në TikTok, ku u shpreh: “A mundet dikush të më tregojë se ku do të shkojnë njerëzit ‘cool’ tani që TikTok-u po mbyllet? Po pyes për një mik”.

Fjalia e saj e mbushur me humor dhe sarkazëm ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë interpretuar si një mesazh drejtuar atyre që janë bërë të famshëm përmes TikTok, shpeshherë pa ndonjë talent të veçantë apo kontribut të rëndësishëm artistik.

Kjo deklaratë e Bebe Rexhës ka ndezur diskutime në rrjetet sociale, ku fansat kanë ndarë mendime të ndryshme. Shumë prej tyre e kanë mbështetur ironinë e saj, duke vlerësuar qëndrimin e këngëtares ndaj fenomenit të krijimit të famës së shpejtë në platformat digjitale.

Ndërkohë, raportimet për një ndalim të TikTok në SHBA vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, me argumente që lidhen kryesisht me çështjet e sigurisë kombëtare. Ndikimi i një vendimi të tillë mbi krijuesit e përmbajtjes dhe përdoruesit aktivë të platformës mbetet për t’u parë.

@beberexhaGenuinely interested. Lmk thx 🩷

♬ original sound – Bebe Rexha