Gazeta e njohur gjermane BILD, e ka renditur Shqipërinë si një nga top destinacion për udhëtime në vitin 2025.

Në fakt riviera shqiptare e kryeson listën e preferencave të gazetës gjermane.

Artikulli e cilësin bregdetin e Shqipërisë si një risi që po shkëlqen në mesdhe.

Madje, sipas Bild-it kjo nuk është më një preferencë sekrete.

“Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për të apasionuarit pas diellit dhe plazhit. Në Rivierën Shqiptare të tërheqin uji i kristaltë, gjiret e vogla dhe fshatrat bregdetare plot hijeshi si Ksamil dhe Himara. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, këtu mund të gjesh plazhe të qeta dhe të shijosh natyrën”, shkruan në këtë artikull.

Më herët, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, njoftoi se plazhet shqiptare i kishin vizituar një numër i konsiderueshëm i gjermanëve.

Sipas saj, nga janari e deri në nëntor, pati 356 mijë vizitorë nga Gjermania.

E pos Shqipërisë, Bild rendit edhe vende të tjera si preferenca për këtë vit si: Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Italia, Portugalia etj.