Shkruan: Florim Zeqa, 30.01.2025

Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!

Shqetësimet për katandisjen e vlerave kombëtare përgjatë këtyre viteve të fundit janë edhe shqetësimet e mia dhe jo vetëm! Janë shqetësime të patriotëve dhe njerëzve të ndershëm që e duan atdheun e tyre pa interes, me zemër dhe me shpirtë! Kjo që po ndodhë aktualisht me ne shqiptarët, nuk e besoj që ka ndodhur ndonjëherë gjatë historisë!

Atdheut i jepin kuptim njerëzit e jo objektet

Ata që i do nuk të donë!

Atyre që iu ndihmon, janë të parët që ta kthejnë shpinën!

Aty ku kontribon më së shumti më së keqi ndahesh!

Përvojat e mia personale për fat të keq përputhen plotësisht me shqetësimet e shumë veprimtarëve dhe të luftëtarëve të vërtetë të lirisë sonë, të cilën kanë mbetur në mëshirën e Zotit, të harruar dhe anashkaluar nga të gjithë!

Atdheut i jepin kuptim njerëzit e jo objektet!

Kurrë nuk më ka shkuar mendja që interesi i prishë kaq shumë njerëzit!

Jemi bër popull për studim të thellë; ku ishim dje e ku jemi sot?!

Në çfarë niveli të dashurisë vëllazërore dhe asaj shoqërore ishim deri në përfundim të luftës çlirimtare e ku jemi katandisur sot!

E di që e keni të vështirë të pajtoheni me realitetin, por duhet të mësoheni ta bëni jetën edhe i vetëm pa shoqëri!

Ngase sot ka mbetur vetëm shoqëri e interesit!

Paslufta i nxori në shesh të gjitha maskat dhe të metat e shqiptarëve!

Ne shqiptarëve vetëm frika e armikut na kishte bërë bashkë para dhe gjatë luftës çlirimtare!

Siq duket, urrejtja dhe xhelozia paskan qenë në gjenin e shqiptarëve!

Sa më i drejt dhe i drejtëpërdrejt në qëndrime aq më shumë hasë në kundësrhtime dhe konfrontime me rrethin shoqëror!

Sa herë që e thua të vërtetën, aq herë e humb nga një “mik”!

Sot vetëm ata që mashtrojnë dhe tradhtojnë janë të mirë!

I drejti nuk ka vend në mesin e të padrejtve!

Sot, thënja e së vërtetës është akt heroik, pasi për ta bërë këtë kërkohet guxim maksimal, për shkak se konseguencat mund të jenë shumë të mëdha!

Dashuria ndaj atdheut shprehet me dashurinë ndaj njerëzve e jo ndaj kafshëve, duke filluar nga rrethi familjarë, miqtë dhe shokët, me ata që në kohët më të vështira e keni ndarë të mirën dhe të keqën!

Pasuria më e madhe e atdheut janë njerëzit që të rrethojnë dhe me të cilët takohesh dhe komunikon si për të mirë ashtu edhe për të keq, e jo fushat dhe malet, as lumenjt dhe bjeshkët që na rrethojnë!

Njerëzit e kohës sonë janë pasuria dhe vlera jonë të cilës i referohemi sa herë që flasim për atdheun dhe atdhedashurinë!

Sa miqtë dhe shokët i kam ngritur lartë në qiell, duke ua bërë punët e vogla të mëdha më qëllim që t’i stimuloj dhe lartësoj vlerat e vogla të tyre!

Por, pikërisht ata që i ngrita dhe lartësova më së shumti ma kthyen më së keqi!

Për këto tre dekada të aktivitetit tim në mërgatë, e veçanarisht në këto dy dekadat e fundit, e kam përhapur aktivitetin e të gjitha shoqatave dhe organizimeve në shtetin italian dhe në shtetet tjera evro-perëndimore.

“Kapërceva përroin ta q***kalin

Pavarësisht harresës dhe injorimit që më bën të pandershmit dhe të pamoralshmit, ato që kam bërë unë për ta nuk shlyhen dot, ato janë të shkruara dhe të arkivuara në gazetat e printuara dhe në arkivat e gazetave dhe portaleve online gjithandej trojeve shqiptare dhe përtej tyre në globin mbarë!

E thashë këtë me modesti, për t’ju thënë të gjithë të zhgënjyerve, që duhet të ndjeheni krenar me të bëmat e juaja në shërbim të atdheut dhe popullit shqiptar!

Proverbi i vjetër popullor, “Kapërceva përroin ta q***kalin” është më aktual se asnjëherë më parë në shoqërinë tonë! Kjo e vërtetë po ju përseritet shpesh bamirësve dhe njerëzve të ndershëm që i kanë ndihmuar materialisht apo të ngriten në karrierë politike shokët e tyre!

Ata që të largohen nga shoqëria pa ndonjë arsye nuk janë atdhetarë, janë njerëz të ligj, të pabesë dhe tradhtarë, interesgjinjë dhe zuzar të kohës në të cilën po jetojmë!

Zhgënjimi i luftëtarit dhe loti i atdhetarit janë mallkimi më i madh për ata që e harrojnë kontributin e tyre! Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve është mallkim për kombin!

Drejtësia e Zotit vonon por nuk harron!

Të padrejtin e ndëshkon!

I drejti gjithmonë fiton!

Florim Zeqa, 30 Janar 2025