Britney Spears ka postuar një video të re kërcimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja, e cila rifitoi kontrollin e jetës dhe financave të saj pas përfundimit të kujdestarisë nga babai i saj në nëntor 2021, nuk ndalet së ndari me miqtë e saj online, video provokuese.
Kësaj radhe ylli i popit 43-vjeçar ka postuar një video në profilin e saj personal në Instagram, ku kërcen edhe një herë, e veshur vetëm me të brendshme dhe çizme të vogla seksi.