Skënder MULLIQI

U bënë 25 vite që Kosova po shtegton në liri.Mësuam ndoshta jo edhe aq shumë se cilët ishin politikanet tanë dhe politikat e tyre zbatuese.Mësuam së njerëzit e pa integritet nuk duhet të përfshihen në politikë.Pse?Sepse çdo veprim i tyre i deritashem, po mendojë në njerëz të caktuar të politikës, jo të gjithë , e kan kontaminuar jeten politike dhe publike , me demagogji, me falcifitete , dhe me veprime të tjera kunderligjore.Këto politika demagogjike na kan dëmtuar, nuk kemi ecur pandam më kohën. Gjithashtu, nuk duhet të ketë parti, lëvizje dhe shoqata politike që nuk kanë qëndrime, parime dhe parime programore të qarta dhe të prera. Zgjedhësi që vendos kujt dhe nëse do të votojë në zgjedhje, duhet të zgjedhë pikërisht mbi bazën e atyre parimeve programore dhe politikave të qarta. Në Kosovë nuk po është kështu në masë të madhe. Në dy dekadat e kaluara, votuesi zgjidhte në bazë të emocioneve, që nuk ofruan vizione politike dhe parashikime serioze zhvillimi. Ishte pikërisht e kundërta, atyre iu ofrua të vendosin pro dhe kundër njërit prej liderëve të partive politike.Kishte eufori, kishte paragjykime militanteske, nuk kishte vizion të duhur te votueseve se për çka dhe si të votojnë.Kjo shkojë ne favorin e liderëve të caktuar politikë , më shumë për të krijuar karrierë se sa ndonjë gjë të hajrit për qytetarë dhe për Kosovën. Në përgjithësi, veprimet e tyre bazoheshin vetëm në atë supozim dhe fushata të tëra synonin vetëm atë një qëllim, si ta fitonin atë. Meqenëse populli konfirmon gjithmonë se koha e lindur gabimisht nuk do të korrigjohet kurrë.Tash ekziston pak a shumë një vetëdije tjetër e votuesve, një menquri tjetër se për kënd dhe për çka të votohet.Natyrishte se ishte dashur të votohen më të mirët në dispozicion, se kemi pasur kandidatë shumë më kredibil dhe më inteletual , se kandidatët nepër lista të partive garuese për zgjedhjet e 9 shkurtit.Ende po funksionon logjika provincialiste, e ilakave dhe militantëve të ndryshem partiak, e jo logjika që në lista zgjedhore të hynë më të mirët dhe më kredibilet për profesionin e politikës.Ishte dashur të futën në lista ata që e përparojnë vendin e stagnuar në proceset zhvillimore por edhe në proceset demokratike.Kosovës i duhen struktura të forta politike , për të pasur një zhvillim më të fuqishem shoqëror e politik të vendit. Logjika e instaluar profitereske na ka lënë mbrapa në procese.Kur jemi, këtu, nuk na duhen edhe konfliktet e lira dhe te inskenuara ndër partiake , që po bëhën edhe për zhvendosje të vëmendjës të publikut, për të parë nëse dikush do të rrëzojë këtë qeveri apo tjetrën në vazhdim.Sot, kemi prova të pohimit të mësipërm se personat jo shumë më integritet nuk duhet të merren me politikë . Në vend që të merremi me probleme reale, prej të cilave janë me qindra, ne po përplasemi për diçka që duhet të jetë një shqetësim civilizues për çdo njeri normal. Është turp që duhet të dëgjojmë histori të vjetruara dhe të degjeneruara .Të bëhemi ata që duhet të jemi.Të kemi shtet dhe shoqëri civilizuese dhe të përparuar në të gjitha drejtimet e saj.Këto zgjedhje të reja , mbetet të shohim se sa premtojnë dhe çka do të prodhojnë…?