Një çudi ndodhi të dielen në Portugali.
Shkaku i reshjeve të shiut dhe baltës, vijat e fushës u zbehen dhe nuk dukeshin mirë dhe dikush nga përgjegjësit për mirëmbajtjen përdori një ide të rrallë dhe kreative, qumështin.
Ngjarja ndodhi në ndeshjen e ligës së dytë në mes të UD Oliveirense dhe Felgueiras.
Qumështi, u bë shpëtimtari për mosanulimin e ndeshjes.
E nisja e saj ndodhi vetëm 15 minuta pas kohës së paraparë, kur edhe vijat u përforcuan.
Loja u fitua 0:3 nga mysafirët.