Deputetja nga radhët e Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN, Feride Haxhiu sot bashkë me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiun, promovoi përfundimin e rekonstruimit të kalldërmës në rrugën e Papuçhinjve (Papuçhiska) në Çarshi të Shkupit, investim me një vlerë totale prej 5 milion denarëve, shkruan TV21. Në ngjarje vëmendje tërhoqi shalli i deputetes, i firmës “Louis Vuitton”. Në një kërkim në faqen zyrtare të kompanisë, nuk figuron çmimi i së njëjtit model, por, nëse kërkoni që ta blini të njëjtin në faqe tjera në internet si Vestiaire Collective, shuma shkon nga 800 deri në 1000 dollarë. Bëhet fjalë për modelin “Louis Vuitton, Reykjavik Scarf Beige Clair“.