Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi shfuqizim të masës, me pretendimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e tij në izolim shtëpiak.

Malltezi qëndron në këtë masë sigurie prej nëntorit të vitit 2023, teksa më herët, ai qëndroi për pak kohë në paraburgim.

Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.

Për të njëjtën dosje, pra për dosjen ‘Partizani’ është i akuzuar nga SPAK edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha, ndaj të cilit aktualisht është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’.