Dialog me shoqërinë civile për ndryshime në BP! Ambasadorët: RMV duhet të përmbushë kriteret e BE-së drejt eurointegrimeve
Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të respektojë marrëveshjet strategjike me SHBA-në, ndërsa do të punojë për integrimin në BE, thotë kryetari kryetari i Këshillit të Ambasadorëve të Maqedonisë, Gjorgji Filipov në një seminar të organizuar sot në Shkup, me temë “Dialog me shoqërinë civile për ndryshime në Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi aq të vegjël sa mund ti shiqojmë punët tona, domethënë të ruajmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. Kemi marrëveshje që duhen respektuar dhe gjithashtu kemi një vendosmëri të qartë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ne ndjekim të dyja rrugët, gjeografikisht jemi në Evropë dhe duhet ta shohim Evropën dhe ekonomikisht të gjejmë veten të lidhur me Evropën, nga ana tjetër SHBA-ja është partner strategjik, që do të thotë NATO, jemi të lidhur me NATO-n”, tha Gjorgji Filipov – Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve të RMV-s%.
Kryetari i Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë, Genci Muçaj u shpreh optimist për avancimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian, pavarësisht pengesave të momentit.
“Ne nuk jemi të lumtur që ju jeni prapa ose ne jemi përpara, ne do të donim të ishim së bashku në rrugën e integrimit në BE sepse, ne të dy jemi pjesë e evropës dhe ndoshta është dashur të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian më parë, kështu që nuk nuk shoh ndonjë arsye pse. Jam i sigurt se pala bullgare do të vijë në vete papritmas, nuk ka se si të bllokohet integrimi evropian për të gjitha vendet në BE, për çfarëdo arsye”, tha Genci Muçaj – Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë.
Ish-ambasadorët Nano Ruzhin dhe Muhamed Halili diskutuan për ndikimet e politikave ekonomike dhe nevojën e vazhdimit të reformave për të përmbushur kriteret e BE-së, duke theksuar se këto reforma janë thelbësore për avancimin në procesin e integrimit.
“Në një kontekst të tillë, kur ne kërkojmë anëtarësim në BE dhe në të njëjtën kohë të kemi një partneritet strategjik me SHBA-në, interesat ekonomike të Donald Trump janë ende më të mëdha se këto dy interesa dhe për këtë arsye mendoj se ekonomia jonë do të ndajë fatin. se çfarë do të thotë të vendosësh taksa mbi të gjithë ekonominë evropiane dhe pjesën tjetër të botës”, tha Nano Ruzhin – Ish-ambasador”, tha Nano Ruzhin – ish-ambasador.
“Po ajo që ishim me pakon me shqipërinë ishte si rezultat I asaj që BE-ja i vlerëson shtetet në baë të vlerësimeve dhe kontributeve personale sa kanë ecur në rrugën e integrimeve. Tash kemi një situatë tjetër edhe krejt ajo mvaret edhe prej suksesit të reformeve që I bëjmë në bazë të raporteve vjetore që e kanë sjellur për RMV-në. Si do të jetë e ardhmëja është vështirë të qëllohet por megjithatë e ardhmja do vijë së pari nësë përmbushen të gjitha kriteret që I ka caktuar BE-ja për RMV-në”, tha Muhamet Halili – ish-ambasador.
Seminari mblodhi rreth 70 përfaqësues të organizatave joqeveritare nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi dhe u mbështet nga një grant i Bashkimit Evropian dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor. /tvklan.mk