Dogana sekuestron një veturë e cila ishte adaptuar për trafikim, produkte falsifikate, parfume, rroba dhe këpucë
Doaganat e Maqedonisë njofton se gjatë ditëve të fundit janë parandalur përpjekje për trafikim të mallrave të ndryshme, ndërsa në një rast është sekuestruar një automjet i ndërtuar posaçërisht, i adaptuar dhe përshtatur për të fshehur mallra. Ja detajet:
Në bashkëpunim me MPB-në, shërbimi i skanerëve mobilë në dalje të kalimit kufitar Tabanovc, gjatë skanimit të automjetit janë zbuluar bunkere në pragje.
Rreth 130 copë rroba dhe këpucë janë gjetur në valixhe dhe çanta të vendosura në bagazhin e një automjeti që ka hyrë në vend përmes kalimit kufitar Mejdlia.
67 copë rroba janë zbuluar nga ekipi mobil i doganës gjatë kontrollës së një automjeti me targa maqedonase që ka hyrë në vend përmes kalimit kufitar Dojran.
329 trake kineziologjike për mbështetje të muskujve janë gjetur në bagazhin e një automjeti që ka hyrë në vend përmes kalimit kufitar Tabanovce.
2.900 pjesë për dritare PVC (korniza) janë zbuluar nga ekipet mobile të doganës gjatë kontrollës së një automjeti në kalimin kufitar Bllacë.
156 lodra fëmijësh me marka të mbrojtura tregtare janë sekuestruar për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Në një rast tjetër, ekipi mobil i doganës ka sekuestruar 406 copë rroba me marka të mbrojtura tregtare për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
111 parfume dhe ujëra tualeti janë gjetur në bagazhin e një automjeti me targa gjermane, me të cilin një shtetas maqedonas ka hyrë në vend përmes kalimit kufitar Tabanovce.