FC Schaffhausen po hyn në një epokë të re: Me marrjen në pronësi të 100% të aksioneve nga Fitim dhe Boletin Hasani, dy shqiptarë që jetojnë në Zvicër, FC Schaffhausen AG do të drejtohet tashmë nën një udhëheqje të re.

Pronarët e rinj, sipërmarrës të suksesshëm në industrinë e ndërtimit, sjellin jo vetëm perspektiva të reja, por edhe një vizion për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të klubit.

Në kuadër të ndryshimit të pronësisë, Jimmy Berisha ia dorëzon detyrën e tij si president i Bordit Drejtues Fitim Hasanit, i cili së bashku me Boletin Hasanin formojnë udhëheqjen e re. Berisha mbetet i lidhur me klubin dhe thekson mundësitë që sjell ky ndryshim:

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi arritur të angazhojmë Fitim dhe Boletin Hasanin, dy biznesmenë të rinj dhe të suksesshëm. Kjo partneritet do t’i japë FC Schaffhausen impulse të vlefshme.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com