Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën. Policia njofton se një 48-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij.

Mësohet se rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner, shtetasi i identifikuar si Lulzim Visha, banues në Kamëz, është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij.

Dyshohet se 48-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e policisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj vrasje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.