Me datë 18.01.2025 në ora 15:15 në Tetovë, në rrugën ,,Iliria”, përballë një objekti hotelerik, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin J.H. (54) nga fshati Lacë e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak në stacionin policor të Tetovës nga bashkëshortja e tij 42-vjeçare se pas një debati verbal e ka sulmuar fizikisht në banesën e tyre familjare në Tetovë. J.H është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.