Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40, një 48-vjeçar është gjetur në Zall Mner brenda një automjeti tip “Volkswagen UP”.   Policia dyshon se shtetasi Lulzim Visha, është vrarë me armë zjarri.

Sakaq, bëhet me dije se një pistë që po hetohet, është ajo e hasmërisë.

ADVERTISING

Vritet me armë zjarri 48-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Në këtë kontekst, po verifikohet e shkuara e familjarëve të viktimës, në lidhje me aktivitetet që kanë.

Gazetari Edison Vatnikaj, raporton se viktima është qëlluar disa herë me plumba, ndërsa dyshohet se vrasja është realizuar nga dy ose më shumë autorë.

Policia Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48-vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.