Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi ka ndarë rrugët me ekipin turk, Trabzonspor.

Gjatë përshëndetjes së tij me udhëheqësit e ekipit, Bardhi ka pranuar edhe plakatë mirënjohjeje.

Si Bardhi ashtu edhe sekretari i përgjithshëm i ekipit, Sami Karaman kanë shprehur falënderimin e tyre për kontributin që kanë dhënë për njëri – tjetrin gjatë periudhës 2022-2023.

Bardhi është deklaruar se në Trabzonspor është ndjerë si në shtëpinë e tij.