Enis Bardhi është zyrtarizuar nga skuadra turke, Bodrumspor. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka firmosur kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me ekipin e Bodrumsporit, me çka në verë do të jetë sërish futbollist i lirë, ku do të kërkojë një ambient të ri. Bardhi te Bodrumspori transferohet pas largimit nga Trabzonspori ku ishte viteve të fundit, por për shkak të minutave të pakta për lojë, shkupjani vendosi të gjej një skuadër të re, 6 muaj para përfundimit të kontratës. Skuadra e re e Bardhit synon mbijetesën në Superligën e Turqisë dhe aktualisht është në pozitën e 16-të me 16 pikë të tubuara. Kujtojmë se Bardhi kishte oferta edhe nga disa klube tjera të Turqisë, por kërkohej edhe nga tre skuadra nga La Liga e Spanjës.