Një video lamtumire me momentet më të veçanta të mandatit të tij është postuar nga presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, përmes profilit të tij personal në platformën “X”.

“Amerikë, faleminderit që më besove këtë vend të shenjtë. Më ka pëlqyer hapja e dyerve të Zyrës Ovale gjatë katër viteve të fundit”, ka shkruar Joe Biden krahas videos së postuar. Sakaq ai e quan Shtëpinë e Bardhë, si Shtëpia e Popullit.

Në video shihen shumë personalitete të shquara që vizituan Shtëpinë e Bardhë dhe zyrën e presidentit amerikan gjatë mandatit të tij, si Mariah Carey, Bono, Selena Gomez, Olivia Rodrigo, Billie Eilish e shumë të tjerë.

Kujtojmë se inaugurimi i Donald Trump do të bëhet në orën 18:00 ( me orën e Shqipërisë) në Capitol.