Besa 1976 nga Dobërdolli vazhdon me përforcimet në këtë afat për të bërë një skuadër akoma më të fortë për pjesën e mbetur të sezonit informon Tetovasot.
Nënshkrimi më i ri është Fatlum Selmani i  gjeneratës 2006 që përforcon pjesën defanzive të skuadrës bardhë e kaltër .Ai luan në pozicionin mbrojtës i majtë dhe vjen nga rradhët e të rinjve të Shkëndijës ndërkohë i stërvitur edhe te skuadra elitare Ballkani i Kosovës.

Fatlumi vjen nga një familje me traditë futbolli pasi edhe prindi i tij Rasim Selmani ka qenë futbollist i Renovës .TS