Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, Fatmir Beqir Limani ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka kërkuar që çertifikatat të jenë të përkthyera dhe të lëshuara në gjuhën shqipe, duke theksuar se kjo është një domosdoshmëri për mbrojtjen e barazisë gjuhësore në vend. Në postimin e tij, Limani thekson: “Për shqiptarët edhe në gjuhën shqipe, sepse ndryshe s’bën dhe s’do të bëhet.”

Kjo thirrje ka ngjallur reagime në mesin e qytetarëve dhe aktivistëve që kërkojnë një zbatim më të plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, që garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në dokumente dhe institucionet shtetërore.

Thirrjet për barazi gjuhësore janë pjesë e një kërkese të vazhdueshme për zbatimin e të drejtave të garantuara me ligj dhe përfaqësimin e barabartë të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, pritet që autoritetet të reagojnë në lidhje me këtë çështje të ngritur.