Agjentja speciale Althea Duncan tha se ka marrë në emër të FBI përsipër çështjen e incidentit në New Orleans që shkaktoi vdekjen e 10 personave dhe rreth 30 të lënduar.

“Kjo nuk është një ngjarje terroriste”, tha ajo, raporton BBC. Kjo bie ndesh me kryebashkiaken, e cila më herët e cilësoi incidentin si të tillë.

Në vendngjarje janë gjetur “pajisje shpërthyese të improvizuara”.

Ajo thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë larg zonës, “derisa të kuptojmë se çfarë po ndodh”.