Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka uruar Zoran Milanoviç për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci.

– Fitorja e tij është një konfirmim se qytetarët e Kroacisë njohin dhe mbështesin vlerat socialdemokratike. Jam i sigurt se Zoran do të vazhdojë ta udhëheqë Kroacinë në drejtimin e duhur, duke siguruar përparim, stabilitet dhe zhvillim për qytetarët e saj. I uroj mandat të suksesshëm dhe shpresoj për bashkëpunim të suksesshëm ndërmjet dy palëve tona dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona mike – tha Filipçe.

Në zgjedhjet presidenciale, Milanoviç fitoi më shumë se 1.120.000 vota.