Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se si parti opozitare nuk ka kontakt me kreun e BDI-së ALi Ahmeti, përcjell TV21. Akuzat e VMRO-së për lidhje me Artan Grubin i quajti qesharake, ndërsa theksoi se koalicioni i LSDM-së me BDI-në në të kaluarën është “leksion i mësuar mirë”.

“Nuk kam kontakt me kryetarin Ahmeti. Janë akuza qesharake që VMRO-DPMNE i vendos në llogarinë tonë, ata duhet të tregojnë se përse e lëshuan Artan Grubin të ikë përmes kufirit, nëse duan të ketë drejtësi. Ne qartë i tregojmë qëndrimet tona të tanishme rreth koalicionit të BDI-së, dhe themi se është leksion i mësuar mirë dhe se nga tani e tutje, koalicionet nuk do t’i bëjmë me çdo kusht, por në bazë të politikave të vlerave, që mund vetëm të na bashkojnë, e jo të na dëmtojnë, siç ishte me këtë koalicion deri tani”, deklaroi Filipçe.