Një shtëpi banimi në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Gjorçe Petrov u përfshi nga zjarri sot para mesditës. Siç raportuan nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe fatmirësisht pa humbje jetësh ose lëndime më serioze. Zvonko Tomesski, komandant i zjarrfikësve tha për Alsat se zjarri kishte kapluar katin e dytë të shtëpisë ndërsa një fëmijë që për pak çastesh kishte qenë I bllokuari nxor nga këto ambiente në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kemi lajmërim për shpërthim të zjarrit në një shtëpi në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Gjorçe. Fillimisht kur u lajmërua rasti u raportua se një fëmijë është bllokuar në katin e lartë. Me të mbërritur fëmija është nxjerr prej aty dhe I është dorëzuar Ndihmës së shpejtë, kryesisht në gjendje të mirë ndërsa tashmë po punohet në shuarjen dhe pastrimin e zjarrit. Kemi mbërritur në kohë, zjarri po shuhet dhe po pastrojmë terrenin”, deklaroi Zvonko Tomeski, komandant I zjarrfikësve. /Alsat.mk