Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë fundjavës së kaluar ngritën dhe transportuan përafërsisht 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Çair dhe Qendër të Shkupit.
Në komunën Çair sërish janë realizuar aktivitete në bulevardin Nikolla Karev (rruga e plastikave), ku në këndin me rrugën Maksut Sadik janë ngritur 25 metra kub mbetje komunale të përziera dhe të vëllimshme të hedhura në sipërfaqen publike, në afërsi të këndit të lojërave për fëmijë.
Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe në dy lokacione në rrugën Xhon Kenedi, ku janë pastruar 20 metra kub mbetje komunale të përziera dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Gjatë fundjavës, NP Higjiena Komunale – Shkup ngriti përafërsisht edhe 25 metra kub mbetje komunale të përziera dhe mbetje nga paketimi i kartonit të hedhura në sipërfaqen me bar përgjatë rrugës Todor Aleksandrov, në shtrirjen që shpie në Vodno të Mesme.