Ushtria izraelite ka bërë të ditur të enjten se shtatë pengje të tjerë i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Gaza.

Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë deklaruar se dy janë izraelitë dhe pesë janë shtetas të huaj, raporton BBC.

Mendohet se izraelitët janë Arbel Yehud dhe Gadi Moses, ndërsa shtetasit e huaj besohet të jenë Thai.
Yehud, një civil 29-vjeçar, u pa duke u drejtuar nëpër turmë nga persona të armatosur të maskuar.

Të enjten në mëngjes një tjetër peng izraelit, Agam Berger, u lirua në Gazën veriore dhe tani është kthyer në Izrael.

Izraeli më vonë gjatë ditës pritet të lirojë 110 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, thotë Hamasi.

Ky është lirimi i tretë i pengjeve që nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit më 19 janar.