Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, kanë numrin 137 në garën zgjedhore të 9 shkurtit.

Lidhur me këtë, kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në numrin 137 është fitorja e Kosovës.

“Numri ynë është 137. Nën numrin 137, me 9 shkurt, janë Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal. Në numrin 137 është fitorja e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume