Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup ngriti dhe transportoi përafërsisht 55 metra kub mbetje nga deponitë ilegale të vendosura në komunat Çair dhe Qendër të Shkupit, njoftoi Ndërmarrja publike “Higjiena komunale” – Shkup.
“Pjesa më e madhe nga aktivitetet u zhvilluan në komunën Çair të Shkupit, ku është larguar deponi ilegale e gjerë e vendosur në rrugën Xhon Kenedi, në afërsi të SHFK ‘Vasill Gllavinov’. Ky lokacion përfaqëson një të ashtuquajtur ‘pika e zezë’, ku tashmë një periudhë të gjatë vazhdimisht hedhet mbetje në sipërfaqet publike ose të trafikut”, thuhet në kumtesën e ndërmarrjes.
Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe në bulevardin Brigada Maqedono – Kosovare, si dhe në rrugën Cvetan Dimov, gjatë së cilës janë ngritur gjithsej 25 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë ditës së djeshme ngriten edhe përafërsisht 20 metra kub mbetje nga paketimet e kartonit të hedhura përgjatë rrugës Todor Aleksandrov, në shtrirjen që shpie në Vodno të Mesme.