Hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugët Gostivar-Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Strazhë
Nga mëngjesi i sotëm është hequr ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në rrugët Gostivar – Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Strazhë, njofton LAMM.
Nga aty shtojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, ndërsa në pjesë të caktuara të rrugëve ka trotuare të lagështa.
Gjithashtu, LAMM kujton se që nga dita e djeshme është ndalur plotësisht qarkullimi në afërsi të fshatit Bashino, pranë urës dhe se kjo ndalesë do të zgjasë për një kohë të gjatë.