Para rreth 100 vitesh (me saktë në vitin 1930) në Kumanovë është ndërtuar hoteli i parë luksoz në qendër të qytetit respektivisht përballë objektit te komunes se Kumanoves ose Gjykates. Ky hotel sot gjendet ne gjendje te mjerueshme per shkak te moskujdesit te organeve kompetente.

Një nismë e tille per ndertim, lindi si rezultat i zhvillimit te qytetit, shtimit te numrit te banoreve dhe nevojes. Kur Kumanova arriti ne 15 mijë banorë, me Vendim e gjyqit, statusi i Kumanovës nga “Varosh” u avancua në “Qytet”.

Vendimi i ketille per Kumanoven solli pergjegjësi të mëdha dhe obligime te shumta nder autoritetet komunale, rrjedhimisht edhe shtimin e kapaciteteve te objekteve hotelerike.

Nevojen per ndertimin e nje hoteli reprezentativ (luksoz sipas standardeve) e zgjidhi afaristi kumanovar Vasa Popoviq (1879-1974), i cili ne vendin e kafenesë turke, e ndertoi hotel “Kumanovo”, i cili sot gjendet perballë objektit te Komunes se Kumanoves.

Verzionin reprezentativ e projektoi miku i tij, inzhinieri rus Vlladimir Antonov, i cili ne Kumanove kishte ardhur ne vitin 1925 dhe ishte punesuar si inzhinier ne komunë.

Ndertimi i hotelit kishte filluar ne vitin 1928 ne vendin ku ishte kafeneja “Pobeda”, kurse ne vitin 1930, solemnisht u lëshua ne perdorim.

Portali “Kumanova Sot”

1275,786,0,0.45,-1
1204,704,0,0.45,-1
1235,751,0,0.45,-1